Subscribe

Me 95 vota pro dhe 3 kundër është miratuar projektligji për rritjen e pagave të ministrave dhe deputetëve.

 

Kuvendi kaloi këtë të enjte disa projektligje që lidhen me reformën në paga, duke miratuar rritjen e pagave për punonjësit e administratës publike, nga i cili përfitojnë rreth 130 mijë qytetarë.

 

Rritja e pagave për ministrat dhe deputetët hasi edhe në diskutime, ku kryesocialisti Edi Rama theksoi se nuk është pro për shkak se rritja duhet të vijojë fillimisht me mjekët apo mësuesit dhe më pas tek deputetët.

 

Të njëjtin mendim ndau dhe ish lideri i PD, Sali Berisha, i cili shtoi se reforma në paga duhej të ishte aplikuar shumë më herët nga qeveria.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re