Ka nisur me batuta, senaca plenare e kësaj të enjte.

 

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputeten demokrate, Ina Zhupa pasi kjo e fundit kërkoi interpelancë me ministren e Kulturës në lidhje me çështjen e Butrintit.

 

“Je fushë komplet, do bësh karrierë si kryetari”- tha Rama.

 

Ndërsa nuk kanë munguar ironitë edhe ndaj kryeministrit dhe deputetit Edmond Spaho.

 

Spaho: Na keni caktuar padrejtësisht që jemi të pavarur, unë në deklaratën time sipas rregullores nuk e quaj veten të pavarur, pse jemi në fund të listës, sikur të ishim armiq? Pse nuk i alternoni?

 

Rama: Ëmbëlsira lihet për në fund.

 

Spaho: Ëmbëlsira më e madhe jeni ju! Duam t’ju dëgjojmë vazhdimisht. Ju keni marrë edukatën të Lana, jeni rritur me të gjithë idiotët e rrugaçët e Tiranës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re