Deputetja e PD-së Flutura Açka, e deleguara nga Lulzim Basha për postin e Kryetarit të Grupit të Partisë Demokratike është larguar nga mbledhja e Konferencës së Kryetareve.

Sipas burimeve të News24  bene me dije se Flutura Açka është larguar nga mbledhje për të mos e bërë situatën qesharake, pasi në mbledhje ishin dy kryetar Grupi për PD.

Kujtojmë se sikundër raportuam edhe më herët gjatë ditës së sotme, në këtë mbledhje ishte ftuar edhe Gazment Bardhi edhe Flutura Açka, ndërsa Kuvendi ende nuk ka shprehur se cilin njeh si kryetar grupi.

Në reagimin e saj, Flutura Açka tregon arsyet pse u largua nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. ” Kuvendi NUK u shpreh dhe shpresoj të shprehet shpejt, sepse, siç edhe thashë në Konferencën e Kryetarëve – nga e cila u largova të mos e bëj qesharake situtës mes kolegëve të mi, me të cilët më shumë gjëra më bashkojnë se më ndajnë –

“dy dado e vrasin fëmijën!”

Partia Demokratike nuk ndihmohet me kaos, por me distancë higjienike nga interesi personal i çdonjërit prej nesh, me përgjegjësinë politike të deleguar nga shqiptarët.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re