Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla ka komentuar rrëzimin e mocionit të depozituar në Kuvend nga Sali Berisha një grup deputetësh për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.

 

Balla bëri të qartë se PS do rrëzojë çdo kërkesë të bërë nga një non grata. Ai theksoi se Berisha është deputet i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë, i shpallur non grata nga SHBA dhe për këtë arsye socialistët do të rrëzojnë çdo propozim që mban firmën e tij.

 

“Lidhur me një vendimarrje të kuvendit të Shqipërisë që lidhej me një kërkese të disa deputetëve dhe nuk lidhej me qëndrimin tonë të qartë të palëkundur dënues ndaj masakrës dhe gjenocidit në Srebrenicë. Qëllimi i yni kishte dhe ka të bëjë sot e gjithmonë me faktin dhe ndihëm e marrë prej nesh se njëri prej deputetëve propozues në kërkesën e depozituar quhet Berisha deputet i pavarur i cili me vendimin që kemi marrë është i papranueshëm për asnjë lloj propozimi që mund të vijë me firmën e tij në kuvend. Kemi marrë vendimin të rrëzomë çdo propozim që mban firmën e tij. Berisha është i shpallur non grata për vepra të mëdha korruptive, minim të demokracisë, sa herë të depozitohen kërkesa e propozime që mbajnë firmën e tij do rrëzohen.

Ky do të jetë gjithmonë, një qëndrim i qartë, i kemi mbajtur të gjitha qëndrimet për këtë çështje. Kuvendi sot ka rrëzuar një kërkesë i nga një deputet i shpallur non grata që s’ka të bëjë me përmbajtjen por me emrin e tij”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re