Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar dy kërkesat e opozitës për interpelancë dhe mocion me debat me kryeministrin Rama për inceneratorët.
Në përfundim, kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se për mazhorancën kjo çështje nuk është urgjente edhe pse dy mafiozë sic i quajti ai, Mirel Metriri dhe Klodian Zoto vazhdojnë të marrin para edhe pse janë në arrati.
Sipas Bardhit, kryeministri Edi Rama është koka e aferës së inceneratorëve.
“Për koleget e mazhorancës fakti që dy mafiozë në arrati, Klidan Zotoi dhe Mirel Mertiri marrin pagesa çdo ditë nuk është një çështje urgjente. Arben Ahmetaj mund të transferojë para nga Shqipëria në Zvicër pa asnjë problem. Nuk ka snjë urgjencë është një çështje që për mazhorancën konsiderohet e ezauruar. Kërkesa për interpelancë kërkonte këtë gjë. Rama duhet të jepte shpjegime se cfarë veprimesh kanë ndërmarrë institucionet shtetërore për të ndalur pagesat për dy personat në kërkim. Do zbatohet kushtetuta dhe rregullorja. Rrethi që kryetarja e Kuvendit e ka futur veprimtarinë parlamentare është një rreth i rrezikshëm. E përsëris shndërrimi i parlamentit nga parlament që mbron interesat e qytetarëve në dyqan që financon arratinë e Klodian Zotos dhe Klodian Mërtirit është e papranueshme., u shpreh Bardhi.