Kreu i qeverisë nga Durrësi, ku po zhvillohet Asambleja e PS-së, tha se ky është një moment transformimi për vendin. Reformat e ndërmarra kanë dhënë rezultate, por ky është pikërisht momenti kur qeveria nuk duhet të ndalet.

Rama: Nëse ne e kapim si duhet këtë moment tranformues dhe lëvizim me qartësi, mund të mbylllim hendekun mes potencialit dhe diskutimeve tona. Dua të përqendrohem sot tek impakti që ne socialistët do të krijojmë mbi vendin. Për vendin ky është një moment kur reformat e ndërmarra po japin rezultate, në ekonomi, drejtësi dhe çdo sektor. Po ky është momenti kur nuk duhet të ndalemi, për të rritur shpejtësinë duke nxitur një dallgë te re reformash në funksion të mirë të qeverisjes, zbatimit të ligjit dhe antikorrupsionit.

Lexo edhe :Related Posts

Më vjen mirë që Kuvendi do të pushojë së qeni çmendina e muajve të fudnit. Mbase rikthimi i fjalës do të krijojë hapësirë për të komunikuar dhe jo vetëm për të folur gjithsecili për të vetët. Shumica jonë duhet të vendosë në tryezën e komisionit të Ligjeve një draft rezolutë për të nxitur një debat të madh publik lidhur me sfidat e anëtarësimit në BE dhe reformat dhe masat e mëtejshme që Shqipëria duhet të ndërmarrë pa humbur kohë.

/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re