Gjykata Kushtetuese shqyrton sot padinë e grupit të deputetëve të opozitës që kërkuan përfundimin e mandatit të deputetes Olta Xhacka.

I pranishëm në seancë ishte edhe Gazment Bardhi, i cili tha ndër të tjera se Kuvendi sfidoi një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu, ai sqaroi edhe arsyet se pse vendosën që këtë çështja ta risjellin sërish.

Bardhi teksa iu referua pengesace që do të hasen sërish për këtë çështja u shpreh se legjislatura dhe mandati i Olta Xhackes do te perfundoje vete.

“Pas një zvarritje ku janë përfshirë të gjitha institucionet në këtë procedurë, për herë të parë në historinë e kuvendit një vendim i marrë është sfiduar nga Kuvendi i Shqipërisë përmes shpalljes së vetes si sovran ndaj vendimeve të GJK. Për kohën që kanë mbetur në këtë legjislaturë dhe duke marrë parasysh kohën kur zbardhet vendimi, kohën kur do hyjë në fuqi vendimi i GJK, kohën kur do ta zvarrisë më tej Kuvendi, legjislatura e këtij kuvendit dhe mandati i zonjës Xhacka përfundon vetë. Grupi jonë ishte përpara dy sfidave, do duhet të vinte sërish në GJK ose t’ja linte turpin mazhorancës në kuvendin e Shqipërisë, Vlerësuam se po duhet të vijmë në GJK sepse sfida ndaj autoritetit te GJK nuk është vetëm çështje e anëtarëve të GJK, por është çështje e cdo ligjvënësi që është betuar në Kushtetutë.  Në këtë kuptim çdo parashtrim i joni për tju shpjeguar ju një vendim që e keni marrë vetë ju, do të ishte humbje kohe. Është në dorën e trupës në do duhet të mbrojë autoritetin e kësaj godine. Ne e kemi bërë detyrën tonë. E sollëm në GJK duke u dhënë mundësi anëtarëve që të  mbrojnë dinjitetin e GJK”, tha Gazment Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re