Kuvendi ka miratuar me 84 vota pro shkarkimin e Bledi Çuçit nga posti i Ministrit të Brendshëm. Ndërkohë vetëm tre vota ishin kundër, ndërsa tre të tjerë abstenim.

 

Emërimi i Taulant Ballës si pasues i Bledi Çuçit në postin e ministrit të Brendshëm hasi në më pak konsensues mes deputetëve të kuvendit. Kjo lëvizje e qeverisë u votua pro nga vetëm 75 deputetë, 16 kundër dhe vetëm 1 abstenim.

 

Bledi Çuçi u shkarkua nga kreu i qeverisë, Edi Rama pas skandalit të fisit Rraja, të cilët dhunuan barbarisht dy persona për shkak të konflikteve mbi punimet në gurore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re