Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, është shprehur se Kuvendi është kthyer si kafe lagjeje, ku flasin të gjithë nga një orë dhe largohen nga salla.

Tabaku tha se nuk mund të flasin për SPAK ata që kanë treçerekun para drejtësisë.

“U bëra hera e disatë që parlamenti përdoret si kafet e lagjes ku falsin nga një orë dhe zbrazet salla. Ne që kemi kërkuar që parlamenti të funksionojë dhe të flasim për ligjet, besoj që s’duhet të na shkel askush me këmbë. Që të dali e të flasin për SPAK-un dhe reformën në drejtësi këta që kanë para drejtësisë treçerekun, na zënë kohën këtu. Të flasin për pronat e me radhë, është ofendim për punën tonë. Ju bëj thirrje zonja kryetare mos ia ndërprisni fjalën vetëm opozitës kur flitet për çështje të tilla, hidheni në rendin e ditës dhe na lejoni ti riktheheni rendit të ditës”, tha Tabaku.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re