Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, i cili mori pjesë në bllokimin e seancës plenare ditën e sotme në Kuvend e ka cilësuar të turpshëm veprimin e fikjes së dritave në sallë.

Në një prononcim për News 24, ai tha se parlamenti është kthyer si një kopsht fëmijësh dhe se nuk është funksional.

Përjashtimin e deputetëve e cilësoi marrëzi, duke shtuar se protesta ishte simbolike, pa dhunë apo akte të ngjashme.

“Është e turpshme që në një institucion të tillë të fikin dritat sikur është kopsht kalamajsh, Ka një seriozitet në këtë punë. Vetëm fëmijët fikin dritat. Kjo tregon psikozën e një njeriu dhe një grupi njerëzish që kanë kuptuar se pushteti merret duke qenë servil.

Parlamenti në Shqipëri nuk funksionon. Si sot demokracia në vend nuk ka qenë asnjëherë. Mazhoranca po përcakton kush është opozita në komisionin e Reformës Zgjedhore. Komisionet hetimore nga ana tjetër janë shumë të rëndësishme.

Në momentin që këto zhbëhen parlamenti nuk është funksional. Është një godinë që është kthyer në teatër kukullash, ku fiken edhe dritat. Turp kushdo që e ka bërë përjashtimin tonë. Protesta sot ishte simbolike. Nëse ka dhunë apo akte të ngjashme le të ketë përjashtim, por për një simbolikë është marrëzi të përjashtohen deputetët”, u shpreh Alizoti.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re