Gazment Bardhi, i cili së bashku me disa kolegë të tjerë demokratë nuk u lejuan sot të futen në ambientet e kryesisë së Kuvendit për të zhvilluar mbledhjen e grupit, e cila ishte paralajmëruar më herët.

Jashtë ambienteve të kryesisë, Gazment Bardhi tha se “Kuvendi është kthyer si vila e Lindita Nikollës, e blerë me para korrupsioni”.

Bardhi theksoi se sot aksioni opozitar e arriti qëllimin e vet, për të treguar fytyrën e vërtetë të Ramës dhe qeverisë së tij.

“Besoj se aksioni i opozitës qëllimin e vet të parë e ka arritur sot, duke pë shfaqur fytyrën e vërtetë të Edi Ramës. Deputetët nuk lejohen të marrin pjesë në mbledhjet e grupit.

Këta po e cilësojnë Kryesinë si vile të Lindita Nikollës.

Kolegët që lejohen do jenë atje për të treguar që ky nuk ë3shtë kuvendi i shqiptarëve, por kuvendi privat i Edi Ramës. Ne do jemi në këtë beteje më këtë regjim.

Shikoni cfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama. Kjo është fytyra e regjimit të Edi Ramës”, tha Gazment Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re