Këshilli i Mandateve mblidhet pasditen e kësaj të mërkurë sërish për të dëgjuar avokatët e Arben Ahmetajt, dhe për të marrë vendimin në lidhje me fatin e tij nëse do të lejojnë arrestimin e menjëhershëm apo jo.

Një ditë më parë gjatë mbledhjes prej katër orësh, SPAK i renditi Kuvendit prova dhe fakte që bëjnë të domosdoshëm arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit për aferën e inceneratorëve.

Gazetarja Esiona Konomi Raporton për ABC News se në seancën e sotme do të dëgjohen avokatët Henrik Ligori dhe Ardian Visha.

LEXO EDHE: SPAK kërkon arrestimin/ Avokatët: Ahmetaj nuk ndodhet për momentin në Shqipëri

Në fund do të jetë edhe mendimi i mazhorancës dhe i opozitës. Në seancën e kësaj të mërkure do të mundet që për herë të parë të dëgjojmë qendrimine PS-së, pasi deri më tani nuk ka dhënë asnjë detaj, dhe ka theksuar se për ish numrin dy të partisë dhe ngelet për tu parë nëse do e dorëzojë apo jo Partia Socialiste Ahmetaj para drejtësisë.

Ndër të tjera gazetarja raporton se nëse nuk ka konsensus mes opozitës dhe mazhorancës palët hartojnë një raporti dhe procedura parlamentare lejon zhvillimin e një seancë plenare ku votohet në lidhje me të.

Nëse kuvendi nuk e lejon arrestimin e tij, do të thotë se ai nuk mund të arrestohet por mund të hetohet dhe nëse dënohet atëherë imuniteti i tij nuk ka vlerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re