Deputeti demokrat, Gazment Bardhi, ka komentuar “vonesën” e Kuvendit për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Në një reagim të bërë në “X”, Bardhi shkruan se sipas tij, “moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është modeli që ofron mazhoranca socialiste si standard i respektit ndaj drejtësisë dhe shtetit ligjor”,

“Pavarësia e drejtësisë fillon nga zbatimi i Kushtetutës dhe vendimeve të GJK edhe kur ato stë pëlqejnë”, shprehet ai.

Reagimi i Bardhit erdhi pas një deklarate të dhënë nga Kuvendi për BIRN, ku ishte argumentuar se nuk ishte ndërmarrë asnjë hap i mëtejshëm për zbatimin e vendimeve të Gjykates Kushtetuese, për shkak të axhendës së ngjeshur në fillim të sesionit parlamentar, të Kryetares së Kuvendit.

“Shefi i i saj i kabinetit, Kosta Bajraba, tha se “Kryetarja e Kuvendit do të thërrasë së shpejti Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit për ta shqyrtuar çështjen në frymën e vendimit të GJK-së”.  Ai shtoi se nuk ka qenë e mundur thirrja e këtij këshilli më herët “për arsye të kalendarit të ngjeshur të punës”, shkruan BIRN.

Reagimi i Gazment Bardhit

Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është modeli që ofron mazhoranca socialiste si standard i respektit ndaj drejtësisë dhe shtetit ligjor! Pavarësia e drejtësisë fillon nga zbatimi i Kushtetutës dhe vendimeve të GJK edhe kur ato stë pëlqejnë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re