Ndërsa parlamenti votoi sot heqjen e imuniteti të Arben Ahmetajt, një prej avokatëve të tij mbrojtës ka zbuluar vendndodhjen e ish-zëvendës kryeministrit

Avokati Henrik Ligori tha për mediat se Ahmetaj ndodhet në Angli është pranë vajzës së tij.

“Arben Ahmetaj ndodhet në Angli, ndodhet pranë vajzës së tij. Do vijë kur të fitojë lirinë” u shpreh shkurtimit për mediat, Henrik Ligori, mbrojtësi ligjor i ish-zëvendës kryeministrit.

Me 117 vota pro, kuvendi votoi sot heqjen e imuniteti për Arben Ahmetajn, duke miratuar kërkesën e SPAK për arrestimin e tij.

LEXO EDHE: Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Ahmetaj, voton heqjen e imunitetit. Abstenojnë tre aleatët e opozitës

Ndaj ish–zv/kryeministrit SPAK ka ngritur akuzë për tre vepra penale. Arben Ahmetaj akuzohet për korrupsion, fshehja apo mosdeklarim të pasurive dhe pastrim parash.

LEXO EDHE: SPAK kërkon arrestimin, reagon Arben Ahmetaj nga jashtë: Nuk jam arratisur! Jam viktimë e padrejtësisë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re