Ismet Shehu është kuzhinieri shqiptar që ka gatuar për Mbretëreshën Elizabet të Anglisë.
Këtë Shehu e ka rrëfyer në emisionin “Opinion” teksa ka treguar se bëhej fjalë për vitet 2009-2010 kur ai ishte student në Londër dhe ishte përzgjedhur si studenti më i mirë, i cili do të gatuante për Mbretëreshën. Ai rrëfeu gjithë eksperiencën e tij dhe tha se ndihet tepër i lumtur për këtë.
Fevziu: Ç’deshe ti me Mbretëreshën?
Shehu: Fati.
Fevziu: Pse?

Shehu: Sepse më zgjodhën studentin më të mirë edhe shkova, për të gatuar.

Fevziu: Ti studioje në Londër?
Shehu: Po kam mbaruar universitetin Ëeston University, kam mbaruar bachelor për tre vite për kuzhinë. Kam bërë shkollë për çdo gjë, për menaxhim dhe për restorant për kuzhinë.
Fevziu: Çfarë i bërë Mbretëreshës?
Shehu: Ka qenë e gjitha me Peshk, gatimi ka qenë i gjithë me peshk. Unë isha student, por shefi i madh ishte profesor në Londër. Bëhet fjalë për vitet 2009-2010.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re