Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili i bëri thirrje demokratëve në Kavajë të mos dalin për të votuar në 14 Maj.

Vasili i kërkon qytetarëve të dalin të gjithë të votojnë dhe t’ia prishin gjumin Ramës duke shtuar se ai e falimentoi Kavajën për herë të parë në 120 vjet dhe tani kërkon të falimentojë të gjithë Shqipërinë.

“Ky delenxhi e falimentoi Bashkine e Kavajes, per here te pare ne 120 vjet! Tani do qe te falimentoje te gjithe Shqiperine dhe pastaj tja mbathe ne ndonje ishull me trastat plot me euro.

Ndaj dilni te gjithe ne zgjedhje, ne Kavaje dhe ne gjithe Shqiperine dhe prishjani gjumin ketij mendjethartuarit. Se ky e ka mortje, ky mbushet i tëri nga vota e lire!”, shkruan Vasili.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re