Kevin McCarthy është kryetari i ri i Dhomës së Përfaqësuesve dhe Kongresit pas katër ditësh votimesh, vonesash, ndarjesh mes republikanëve dhe mbylljes së Kongresit.

McCarthy nuk mori një numër të mjaftueshëm votash deri në raundin e 15-të të votimit, i cili nuk ishte regjistruar që para Luftës Civile në shekullin e 19-të.

Zgjedhja shumëditore e njeriut të parë të Kongresit tregoi se McCarthy nuk kishte kontroll mbi ligjvënësit republikanë, tregoi dobësitë e udhëheqjes së tij, tregoi se dy vitet e ardhshme do të jenë të vështira dhe të diskutueshme për Kongresin, se një grup i vogël radikalësh të djathtë do të mund të bllokojnë lehtësisht punën e të gjithë Kongresit.

Lideri i ri i Kongresit, republikani nga Kalifornia, Kevin McCarthy, konsiderohet një politikan dinak, gjë që ai vetë e dëshmoi pikërisht në shembullin e sulmit të dhunshëm në ndërtesën e Kongresit më 6 janar 2021, kur dënoi hapur atë dhunë dhe e quajti Presidentin Trump se ai ishte pas asaj tentative për grusht shteti.

Vetëm pak ditë më vonë, McCarthy u shfaq në shtëpinë e Trump në Florida, ku deklaroi se zgjedhjet presidenciale, të cilat Trump i humbi, ishin vjedhur dhe se banditët e 6 janarit ishin patriotë(!).

Kevin McCarthy është një politikan dhe sipërmarrës 58-vjeçar nga Kalifornia, i cili u zgjodh për herë të parë në Kongres në 2006. Që nga viti 2018, ai ka qenë kreu i grupit parlamentar republikan në Dhomën e Përfaqësuesve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re