Trajneri i Manchester City, Pep Gurdiola nuk e ka fshehur admirimin e tij për Rodrygo, futbollistin e Real Madrid, pas fitores 1-2 në “Santiago Bernabeu” në Champion League, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Braziliani, i cili shënoi golin e vetëm për madrilenët (të parin e tij këtë sezon në 9 muaj), ka pasur një vit të vështirë, duke u lënë shpesh jashtë formacionit titullar të Xabi Alonsos.

Megjithatë, Guardiola nxitoi ta lavdëronte atë: “I thashë Rodrygos se është shumë i mirë. Është një lojtar i një niveli tjetër…ky djalosh është një lojtar i një niveli tjetër. Jam i lumtur që është kthyer. Është shumë, shumë i mirë”.

Në sezonin e tij të shtatë në Madrid, braziliani 24-vjeçar ka bërë 18 paraqitje, vetëm 5 si titullar, me vetëm një gol dhe një asist.

Me kontratën e tij që skadon në vitin 2028, thashethemet për largimin e tij të mundshëm nga “Santiago Bernabeu” verën e ardhshme janë intensifikuar, me interesin e lartë që vjen nga Anglia.

Deklaratat e Guardiolës pritet ti shtojnë benzinë zjarrit të skenarëve të transferimeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re