Pas deklaratës së regjisorit shqiptar Robert Budina në lidhje me përfshirjen e Tinka Kurtit dhe Robert Ndrenikës në spotin elektoral të Partisë Socialiste ku regjisori është shpehur për aktorin Ndrenika se ai është reaksionar, nuk ka munguar reagimi i këtij të fundit.

Ndrenika ka ironizuar Budinën duke thënë se ai u katapultua si zëvendës sekretar partie me deklaratën e tij.

“Budina përqafoi proceset demokratike dhe aty gjeti një pardesy të bardhë se deri në atë kohë mbante  një golf leshi të zi dhe të palarë. , ka thënë Robert Ndrenika.

Budina ka thënë në lidhje me pjesëmarrjen e aktorëve në spotin e PS se nuk i gjykon artistët por ky duket një veprim i pakonceptueshëm  pasi kjo qeveri i ka dhunuar kolegët.

“Unë nuk dënoj asnjë që ka bindje të caktuara politike. Është e drejtë e çdo individi të bëjë zgjedhjen e tij por njeriu duhet të ketë një lloj koherence. Unë asnjëherë nuk kam thënë që do të shtrihem para teatrit, apo do vetvirem në varr nëse teatri shembet. Për mua është e pakonceptueshme që si artistët, të mos pranojnë idenë e ruajtjes se teatrit dhe ndërtimit të një të riu diku tjetër. Nuk e koncepetoj dot si mundet të biesh dakord me një shtet e një qeveri që dhunon koleget dhe e shemb teatrin me kolegët e tu brenda.“, ka thënë Budina.

Regjisori e ka konsideruar këtë veprim të turpshëm por nuk e gjykon veprimin e tyre.

Postimi i plotë i Ndrenikës

Lavdi Perëndisë që jam ende gjallë…Ky Edmondi B…(udina) në teatër u katapultua zv sekretar partije dhe i thoshte org.bazë (çerdhja e gjarpërinjëve) kujdes nga Ndrenika se është reaksionar…por faleminderit se në stërvitje ushtarake më lejonte vetëm pushkë druri (që ishte shumë më e lehtë) po për “hir të s’vërtets” përqafoi shpejt proceset demokratike dhe se nga gjeti një pardesy të bardhë se deri në atë kohë mbante një golf leshi të zi dhe të pa larë !!!

 Loading …

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re