Qytetërime të shumta të së kaluarës u fiksuan me kërkimin e një “eliksiri të jetës së gjatë”, një ilaç mrekullibërës që mund t’i jepte trupit jetën e përjetshme. Perandori i parë kinez Qin Shi Huang e provoi atë me një përzierje merkuri dhe substanca të tjera toksike, i bindur se kjo ishte mënyra e duhur, por kuptohet që vdiq para kohe në moshën 49-vjeçare.

Tani arkeologët kanë gjetur një tjetër eliksir të lashtë kinez, që daton të paktën 2000 vjet më parë, dhe janë përpjekur të hedhin dritë mbi substancat nga të cilat mund të ishte bërë.

Një eliksir i vjetër për të mos vdekur

Ndërsa gërmuan varrin e një familjeje fisnike Han perëndimore në provincën Henan të Kinës në vitin 2018, studiuesit zbuluan një vazo bronzi. Fillimisht, ekipi mendoi se lëngu brenda ishte verë, por kohët e fundit përcaktoi se ishte formula e një alkimisti: një lëng i verdhë që përmban nitrat kaliumi dhe alunite.

Këta dy përbërës përmenden në tekstet e lashta taoiste si përbërës për pavdekësinë.

Ndërsa asnjë substancë nuk ka ndonjë përdorim në zgjatjen e jetës njerëzore ose përmirësimin e shëndetit, lëngu përfaqëson “herën e parë që ‘ilaçet e pavdekësisë‘ mitike janë gjetur në Kinë”, tha Shi Jiazhen, shefi i Institutit Luoyang të Relikteve Kulturore dhe Arkeologjisë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re