Pak ditë para se të nisë kampionati botëror i futbollit në Rusi, kombëtaret po bëhen gati që të udhëtojnë dhe të vendosen nëpër kampet e tyre.

Mediat ndërkombëtare kanë vënë fokusin mbi avionin luksoz që do ta përdorë Argjentina për miqësoret para Botërorit, për të udhëtuar në Rusi si dhe për ndeshjet gjatë kampionatit.

Aeroplani luksoz Airbus 340-300 VIP i prodhimit francez ka kapacitet prej 90 ulësesh dhe ofron komoditet të lartë për udhëtarët. Të gjitha ulëset janë të njëjta me ato të klasit të parë nëpër aeroplanë civilë dhe lojtarëve nuk do t’u mungojë asgjë, duke përfshirë rrjetin WiFi.

Messi dhe bashkëlojtarët argjentinas do të udhëtojnë për në Barcelonë ku do të përgatiten për Botëror në periudhën nga 31 maji deri më 8 qershor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re