Zbulimi më i madh që hakerët demonstruan kohët e fundit dhe anëtarët e ekipit F-Secure ishte një dobësi kritike në softuerin e çelësave elektronikë të prodhuara nga VINGCARD, i cili është ofruesi më i madh i sistemeve mbyllje në hotele.

Ky gabim i lejon hakerëve për disa minuta të krijojnë çelësin kyç për krejt ndërtesën, dhe e gjitha ajo që kanë nevojë është një kartë e rregullt për zhbllokim nga hoteli.

“Kjo mund të jetë një kartë për të zhbllokuar dhomën tuaj, kartela e personelit ndihmës nga secila pjesë e hotelit. Sistemi mund të hakohet edhe nga ashensori dhe të klonojë një kartelë atje”, tha Tomi Tuominen nga kompania kërkimore F-Secure.

F-Secure parashikon, se për shkak të sistemit të gjerë VINGCARD, këto metoda të hakerëve mund të kenë ndikim në miliona dyer të hoteleve në 166 vende dhe në më shumë se 40.000 objekte.

Lajm i mirë është se F-Secure kontaktoi VingCard për të punuar së bashku për të zhvilluar një zgjidhje që do të korrigjojë gabimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re