Të gjithë mezi i presim pushimet, sidomos kur kemi planifikuar një udhëtim. Një kompani amerikane e quajtur SteelHouse, i dhuron punonjësve çdo vit një shumë prej 2000 dollarësh për t’i shpenzuar me pushime.

Drejtuesi i saj Mark Douglas, e ka futur këtë strategji që prej vitit 2010, duke i dhënë punonjësve mundësinë, që të paktën një herë në vit të shijojnë siç duhet pushimet, edhe ata të cilët nuk kanë mundësi financiare. Sipas CEO-s kjo strategji e përdorur i jep kompanisë më tepër produktivitet, dhe punonjësit janë më të motivuar për të bërë punën. Më tepër se sa bonus është një investim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re