Një fshat në Indonezi thuhet të jetë duke përdorur vullnetarë për të detyruar njerëzit të respektojnë karantinën në një mënyrë të pazakontë.

Puna e këtyre vullnetarëve është që të vishen si “fantazma” në mënyrë që të trembin njerëzit dhe t’i detyrojnë që të rrinë mbyllur në shtëpi. Fshati Kepuh në ishullin Java, filloi që ta vinte në zbatim këtë praktikë që nga muaji i shkuar, shkruan

Në folklorin indonezian, figurat që ngjajnë si fantazma, të njohura si “pocong” besohet të jenë përfaqësuese të shpirtrave të bllokuar të të vdekurve.

Sipas Reuters vendosja e “fantazmave” si fillim pati efekt të kundërt, pasi njerëzit filluan të dilnin për t’i parë nga kurioziteti, por më pas situata ndryshoi.

Deri më tani, Indonezia numëron 4,839 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 459 viktima.  Por, ekspertët janë të shqetësuar se bilanci i vërtetë në gjithë vendin mund të jetë më i rëndë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re