Ish-zv.ministrja e Arsimit dhe ish-deputetja e LSI, Nora Malaj, ka reaguar e indinjuar duke e quajtur rrëfim monstruoz deklaratën e kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, që nxori një video të mamasë së 15-vjeçarit të dhūnuar nga një efektiv.

Në video dukej nëna e adoleshentit teksa mbante një ārmë në dorë, por në fakt ajo ishte e shkëputur nga një pjesë filmi ku gruaja ka luajtur.

Postimi i plotë i Nora Malaj

Turpi ka marrë rrugën…
( Ndjesë zonja Çoba … Fali Zot se s’dinë çka bajnë, kanë marrë rrugën e Qoftëlargut!)

Dhe turpi sa të sosur!

Tashmë Parlamenti është kthyer ne tempullin e turpit! Ca burra e gra , te cilët thonë se “janë të mandatuar për të qenë perfaqesuese të popullit”,degjojne si guakër një drejtues policie, sesi genjeshtrën e kthen në art, e shetë si të vertetë dhe jo vetem kaq, po intimidon një familjen, nënën e adoleshentit që pasi e kanë rrāhur strukturat policore edhe nënën e tij nuk e fal , se meqenëse qeveria funsion vetëm me FB , ka zbuluar se zonja qenka “kríminele” ka përdorur ārmë dhe Eureka , kjo është arsyeja që dhe fëmija është i pabindur , se rritet në nje familje problematike dhe druri
është mjeti i fundit që i bene derman…

Kjo është nje ngjarje për subjekt filmi ku mamaja pa pritur gjend e indimiduar dhe e keqperdorur nga perfaqesuesi më i lartë i shtetit. Kësaj i thonë:mirë djali që u rrah paq ( u shkelën të drejtat e njeriut me të dy këmbet, po dhe mamaja qenka problemi ose ndryshe populli do te thoshte : “ mirë gomari që na ngordhi po dhe mizat nuk na lene rehat”

Kushdo qe merret me trajtimin social dhe të drejtat e njeriut do të vinte duart në kokë nga menyra sesi ky titullar u mundua të ligjeronte dhūnen , duke intimiduar famijen e duke e njollosur nënen dhe familjen si “ārmik i popullit dhe familje problematike” dhe të riun “ si pinjolle i nje familje që ka damken “ ārmik i popullit “ e “ drurin e ka hak” !

E kuptoni që turpi ka marr dhene …

Nuk dua fare te merrem me zoterine qe drejton kreu e Policisë, pasi ai nuk bëri gjë tjetër por vërtetoj atë që populli thotë: “Sa pa folur nuk di kush je , po kur hap gojën te kuptoj çfarë je”,po dua te merrem me ish- koleget dhe pseudodeputetët qe mendojnë se bejnë “ interpelancë parlamentare” ,po në fakt ,mumjëzohen dhe si kavje politike heshtin , duke degjuar një “rrefim monstruoz” , e cila shkel liritë e të drejtat e njeriut dhe që situatën e drurin e justifikojnë me thenien flagrante “familje problematike që prodhon keta femijë problematikë “, që nenkupton se “drurin e ka hallall”…

Skandal…

Kjo është dhimbja me e madhe , pasi ne Parlamentin, vendi ku hartohet ligjet , tashmë pseudo hartuesit e ligjit perligjin dhūnën dhe mumjëzohet , duke turperuar çdo njerin prej nesh… Ky është fundi i turpit…Ndjesë juve zonja Coba dhe ndjesë djalit tuaj për mënyrën si po përdoreni nga keta kavie , që pasi kanë ngrënë turpin me bukë , në vend të shtyllës kurrizore kanë një shkop të përkulshem…

Tashme keta njerëz kanë marr rrugën e Qoftëlargut!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re