Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza Alibeaj po mbahet peng nga PS për votuar rritjen e rrogës së bashkëjetueses, e cila sipas tij, punon në Kushtetuese.
“Ky është i zhveshur nga çdo lloj brumi njerëzor. Pa votat e Ali Bashës ligji nuk kalohet”, tha Berisha, duke theksuar se ku “është akt blerje i gjykatës Kushtetuese”.
Ai theksoi se kryeministri Rama “kërkon që ta blejë përfundimisht Gjykatën Kushtetuese dhe ta shndërrojë një noter të megaaferave të tij”.
Sali Berisha: “Dita e djeshme u karakterizua nga shfaqje të shëmtuara në parlament. Nga përpjekje të hapura, siç e konstatuat ju, të Edi Ramës, për të caktuar kryetarin e grupit parlamentar. Për të shkelmuar ligjin themelor të parlamentit. Për të caktuar përfaqësuesit e opozitës, bashkëkryetarin e opozitës në komisionin zgjedhor.
Dhe kush, thoni ju? Kë do mbante? Burrin që voton për rrogën e gruas. Të votosh për rrogën e gruas nuk ka gjë të keqe. Por të votosh për rrogën e gruas, sa 117 pensionistë… Po do thoni ju, çfarë i mbetet këtij njeriu? Ky është i zhveshur nga çdo lloj brumi njerëzor.
Pa votat e Alibashës, ligji nuk kalonte. Problemi është se po blihen, është pazari i votave për të vendosur një standard që nuk ekziston kurrë në botë. Ata janë 9 vetë. Nuk është problemi i shumës, por i moralit dhe parimit që shkelmohet në mënyrën më të tmerrshme se ky është akt blerje i Gjykatës Kushtetuese.
Ajo gjykatë ka një rëndësi kapitale për mbrojtjen e kushtetutshmërisë së vendit. Me këtë rrogë, Edi Rama kërkon ta blejë përfundimisht, ta shndërrojë në një noter të mefa-aferave të tij.
Dhe kjo është e tmerrshme. Kësaj radhe gjithçka është bërënë zyrën e Don Agaçios dhe Edi Ramës. Asgjë nga parlamenti. Dhe ka ardhur direkt nga zyra e Edi Ramës blerja e noterëve kushtetues dhe kjo është goditje e tmerrshme e sistemit.”