Ish-kandidati për kryetar të partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka folur për aktualitetin politik dhe për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.

Kulluri theksoi se Dashamir Shehi është kandidati më i mirë që mund të propozojë opozita e cila sipas tij duhet të ulet në një tryezë të përbashkët.

“Dritan Demiraj unë kam punuar dhe janë njerëz dhe personalitete të larta. Presidenca do një njeri me përvojë të gjatë politike ndaj veçova Dashamir Shehin një njeri me integritet dhe i papërfolur për korrupsion. Duhet të mbahet balanca e ekuilibrat, kreu i shtetit simbolizon unitetin kombëtar, është themeli i shtetit shqiptar. Është punë për politikanë dhe profesiuoinistë të vjetër që të mbajnë balancat politike në një demokraci jo funksionale si e jona. Nuk është vetëm çështje moshe por vitesh në politikë, unë veçoj Dashamir Shehin i cili është më i stërvitur për këtë pozicion. Edhe Meta ishte kundërshtar i ashpër i qeverisë për prishjen e balancave nga ana e mazhorancës.

Meta ka bërë vetëm dy gabime të mëdha, e para artikulimi i tepërt me ambasadoren Kim dhe nu8k ishte ne interes të Shqipërisë dhe gabimi i dytë ishte anulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit. Meta ishte koshient që opozita kishte faje të mëdha dhe përgjegjësi kishte opozita për shumë gabime, djegia e mandateve, bojkoti , protestat e dhunshme të cilat ishin të pajustifikuara.

Për mua kriza nuk merr zgjidhje pasi shumë anëtarë të rithemelimit dikur mbështetën Bashën me vendimet e tyre. Një minorancë e vogël mendojnë se Basha është kryetar akoma, veçuar Alibeajn që po bën kryetarin e grupit parlamentar. Është një grup i madh i deputetëve që nuk kanë asnjë lider mbështetës, zgjedhjet po vijnë duhet të negociohet të unifikohet PD-ja. Ai që po përfiton është Rama i cili po e kthen procesin në farsë pasi opozita është e përçarë. Alibeaj nuk mund të flasë në emër të PD, ai është kryetar grupi parlamentar dhe përfaqëson një pjesë të vogël në grupin parlamentar njësoj sic është Rithemelimi”, u shpreh Kulluri.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re