Skip to content

‘Ky është mashtrim, mos e përmend’/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, Nuredin Dumani përplaset me Erion Alibejn

Ne seancen e se martes qe po mbahet ne gjykaten e posacme per dosjen Plumbi i arte, ka patur perplasje verbale mes bashkepunetoreve te drejtesise Nuredin Dumani dhe Erion Alibej.

Shkak u be pergjigja e Erion Alibej teksa pyetet nga avokatet e te pandehurve per masakren e Bradasheshit, ku mbeten te vrare vellai i tij Indri Alibej, xhaxhai Arben Dylgjeri dhe nje shtetas turk.

Alibej tha se Nuredini s’ja kishte pranuar perfshirjen e te vellait Dashnor Dumanit ne masakren e Bradasheshit, por ka menduar se per shkak te lidhjes familjare nuk  ka qene i sinqerte.

Nuredin Dumani: Ky eshte mashtrim zonja gjyqtare, mos e bej at gabim mos e permend me. Nuredin Dumani nxirret nga salla nga trupi gjykues.