Në Komisionin e Ligjeve, i cili po zhvillohet në normalitet me praninë  e të gjitha palëve politike, fjalën e ka marrë deputeti i PD-së Dashnor Sula, i cili u shpreh se ndihet i lumtur për rikthimin e normalitet, por shtoi se është i rremë.

Sula tha se nuk mund të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë në 5 muaj, duke sjellë në vëmendje ndryshimet në ligjin për ngritjen e komisioneve hetimore si dhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.

Për këtë të fundit, Sula tha se në rast se opozita zhvillon një protestë, deputetët rrezikojnë mandatin  duke u përjashtuar.

“Mbas 5 muajsh për të folur për procedurë është shumë normale. Për rikthimin e normalitetit ndihem i lumtur, por më shumë sesa i lumtur. Të bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë për 5 muaj dhe të vijmë këtu e të bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë, kur në fakt kanë ndodhur shumë gjëra për cenimin e demokracisë.

Do të mundohem që t’ua bëj të qartë të gjithëve që ky kthim në normalitet është diçka që duhet të kishte ndodhur që më 5 tetor, gjë që mazhoranca e bëri me dhunë dhe kokëfortësi.

Kjo marrëveshje është një fake i pastër, sepse çfarë marrëveshje ka arrit PS me PD, atë që i takon opozitës sipas rregullores dhe Kushtetutës. Çfarë bëri mazhoranca? Bëri atë që ndryshuat ligjin dhe ne sot kemi një ligj që s’ka asnjë lloj vlere për t’u ngritur dhe hetuar. Nuk mund të rri dhe të jem hipokrit. Ky është një normalitet i rremë. Ndryshuat rregulloren e Kuvendit dhe kjo do të thotë se nëse nesër ndodh një protestë qytetare, i hiqet mandati deputetit duke e përjashtuar.

Në 5 muaj keni kaluar ligje pa diskutime, përfshirë dhe buxhetin. Shkaku ishit ju për shkak të sjelljes së dhunshme që me forcën e kartonit i ndërprerët të drejtën opozitën, ndaj unë nuk do i lejoja vetes të isha indiferent. Marrëveshja u bë në Tiranë, tymi plasi në Sazan”, tha Sula.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re