Një debat mes fotografit Feliks Bilani dhe aktorit të njohur Neritan Liçaj u zhvillua mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘PolitikOn’.

Fotografi u shpreh se populli ynë nuk formon dot shtet dhe voton vetëm banditë. Kjo solli dhe revoltimin e aktorit i cili iu drejtua duke i thënë që të mos shprehej në atë formë për popullin.

Biseda ne studio:

Bilani: Shqiptari është i papërgjegjshëm për të vendosur në krye të shtetit njerëz të përgjegjshëm. Kemi 100 vjet tentativë për shtet dhe kurrë nuk bëmë shtet. Ky është një popull legen i cili voton vetëm banditë.

Liçaj: Kadal, popullit tim mos i thuaj legen.

Bilani: Voton vetëm banditë.

Liçaj: Atëherë po e lejmë, po mbajmë vetëm banditët.

Bilani: Një popull që nuk proteston për bukën dhe punën, është i destinuar që të vdesë.

Liçaj: Kemi 30 vite që i dëgjojmë këto, nuk bëhet.

Bilani: Shoqëria civile është gjëja më e ndyrë që ka ky vend sepse shitet majtas dhe djathtas.

Liçaj: Fol me gjëra konkrete se i dimë këto.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re