“Ky është një sulm sepse unë kam kërkuar…”, Çfarë tha avokati i Thoma Gëllçit, për arrestimin e ish-drejtorit të RTSH

718BB011-689F-4DA9-9966-9AE8F3CAA667.jpeg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Janë zbardhur detaje të reja nga seanca gjyqësore e bërë ndaj ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçit dhe 3 ish-vartësve të tij Ervin Muraj, Alban Malaveci dhe Julian Tapia të cilët kanë qenë pjesë e Komisionit të Kualifikimit dhe akuzohen se kanë bërë ndërhyrrje në tendera korruptivë.

Ndërsa gjatë seancës gjyqësore, burime të Fax Neës bëjnë me dije se avokati i Thoma Gëllçit tha se klienti i tij kishte shprehur se dëshironte të rikandidonte për postin e mëparshëm, prandaj ishte ndërmarrë ky sulm ndaj tij.

Pas shpalljes së vendimit për lënien në burg të Thoma Gëllçit, avokati i tij tha se do të ndërmerreshin hapa ligjorë për të kundërshtuar masën e arrestit të vendosur ndaj klientit të tij.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë