Politikani konservator Friedrich Merz shpalli kandidaturën për kreun e Bashkimit Kristian Demokrat-CDU, me synimin për të pasuar Angela Merkelin, pas vendimit të kësaj të fundit për t’u tërhequr nga pozita e udhëheqëses së kësaj partie.

Duke folur në një konferencë shtypi në Berlin, 62-vjeçar Merz tha se CDU kishte nevojë për një “ringjallje” dhe një “fillim të ri” pas humbjeve të rënda në zgjedhjet e fundit rajonale.

“Ne nuk mund të lejojë që votuesit që të na dhe zërat e tyre t’jua japin partive populiste”, tha Merz.

Merz u tërhoq nga jeta politike në 2009 dhe vazhdoi karrierën e tij në një kompani menaxhimi investimesh.

Mediat gjermane e përshkruajnë atë si “rivalin e gjatë të Merkelit” dhe është shfaqur muajt e fundit si një kritik i ashpër i politikës së saj të dyerve të hapura për refugjatët.

CDU do ta zgjedhë liderin e ri në një kongres në dhjetor në Hamburg.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re