Departamenti i Shtetit amerikan ka publikuar së fundmi të dhënat mbi Lotarinë amerikane.
Pothuajse 84 mijë aplikues janë përzgjedhur rastësisht nga sistemi, mes rreth 15 milionë regjistrimeve për programin “DV 2020”.
Në rajonin evropian, Rusia mban vendin e parë për numrin më të madh
të aplikuesve të përzgjedhur, plot 5.118 persona. E menjëherë pas saj
vjen Shqipëria me 3.603 aplikues të përzgjedhur.
260 shtetas janë zgjedhur nga Kosova, 249 nga Maqedonia dhe vetëm 35
nga Mali i Zi. Numër të lartë të të përzgjedhurve ka dhe Ukraina me
rreth 3 mijë dhe më tej Turqia me 2.709. Ndërsa Islanda dhe Luksemburgu
asnjë të zgjedhur.
Ndërsa në shtetet e Afrikës kryesojnë Egjipti me 5.568 aplikues të
përzgjedhur, pasuar nga Republika Demokratike e Kongos me 4.743 persona.
Mundësinë e aplikimit e kanë pasur banorët e 177 shteteve të botës brenda periudhës 34 ditore, 3 tetor 2018 – 6 nëntor 2018.
Megjithatë, program i Lotarisë Amerikane bën të mundur dhënien e
vetëm 55 mijë vizave çdo vit, që u siguron këtyre shtetasve qëndrim të
përhershëm në SHBA.
Kush nuk vërteton zotërimin e diplomës së shkollës së mesme dhe
minimalisht dy vite eksperiencë apo trajnim në një post të caktuar
diskualifikohet.
Previous articleNuk janë më 2 por 3, Turi dhe Orinda me pjesëtar të ri në familje
