Departamenti Amerikan i Shtetit ka përcjellë sinjale të reja nga ajo çka mund t’i ndodhë ish kryeministrit Sali Berisha.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përcjellë një komunikatë të Departamentit të Thesarit ku janë të listuar disa nga masat që janë ndërmarrë ndaj personave që janë cilësuar si minues të demokracisë dhe të përfshirë drejtpërdrejt apo indirect në afera korruptive.

“Përpara Ditës Kundër Korrupsionit dhe Samitit për Demokraci,
Thesari i SHBA OFAC lëshoi emërtimet e reja. Pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, qeveria amerikane do të intensifikojë hapat për të mbajtur përgjegjës ata që janë të përfshirë në korrupsion ose minimin e demokracisë.
Emërtimet si ky ndonjëherë kërkojnë vite për t’u ndërtuar, por kur ndodhin ato janë shkatërruese. Nëse jeni të përfshirë në korrupsion ose përpjekje për të minuar demokracinë, tani është koha e mirë për të ndaluar dhe për të marrë parasysh pasojat”, shkruan ndër të tjera në Twitter diplomatia e lartë amerikane e akredituar në vendin tonë.

Ashtu siç edhe është paralajmëruar më herët, për Presidentin amerikan Biden lufta ndaj korrupsionit dhe forcimi i ligjit e demokracisë është një prioritet i cili ka vendosur në lëvizje mekanizmat ligjzbatuese në SHBA.

Pjesë e hartës është edhe Shqipëria ku mesazhet kanë qenë të njëpasnjëshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re