Si mund ta përfshijmë safranin indian në menunë e përditshme në rast se dëshirojmë të humbim në peshë?

Ja cila është dieta e sugjeruar për dobësim.

Përbërësit:

  • 4-5 lugë kos pa yndyrë
  • 1 lugë kafeje me kanellë puhur
  • 1 lugë kafeje me vaj ulliri
  • 1 lugë kafeje me safran indian pluhur
  • 1 lugë kafeje me xhenxhefil

Përgatitja:

Hedhim në një enë kosin, shtojmë edhe të gjithë përbërësit e tjerë dhe i përziejmë. Këtë përzierje e konsumojmë 1-2 orë para mëngjesit, drekës dhe darkës.

Si duhet ta konsumojmë safranin indian?

Në Indi përdoret më e pakta 1 lugë kafeje me safran indian në ditë. Për këtë arsye tek indianët kanceri i mëlçisë, i gjoksit dhe i veshkave janë më të paktë. Përveç kësaj numri i të prekurve me Alzheimer ndër të moshuarit është thuajse i pamirëfilltë.

Konsumimi i safranit indian me vaj ulliri, piper të zi dhe piper të kuq mundëson tretjen plotësisht nga trupi. Safranin indian mund ta përdorni në çdo gjellë që gatuani duke shtuar nga një lugë ëmbëlsire në të. Mirëpo përdorimi më efektiv është të shtohet nëpër sallata dhe të përdoret me limon dhe me erëza.

Përveç kësaj mund ta përdorni edhe në format e mëposhtme:

  • Mund të përgatisni torta me të në ngjyrën e floririt natyral
  • Mund ta hidhni në qumësht dhe me anë të blenderit mund të përfitoni pije të shijshme dhe aromatike
  • Mund ta grini imët mbi sallatë
  • Mund të përgatisni smoothie me të
  • Mund të përgatisni turshi me safran indian

Mos është më e dobishme që të konsumohet i freskët?

Për mbrojtjen nga sëmundjet është më e dobishme që në vend që të përfitojmë nga një lëndë në një bimë të caktuar, ta përdorim të gjithin atë. Përveç kësaj përdorimi i tij në formën e freskët, në krahasim me formën e depozituar ose të pluhurosur ka disa avantazhe. Sipas kësaj safrani indiani i freskët përmban disa përbërës të cilët nuk gjenden tek safrani pluhur.

Për shembull vaji i safranit indian humbet gjatë përpunimit të safranit. Sipas kësaj në safranin e freskët %6-9 janë vaj, ndërsa vaji pasi shton përthithjen e kurkuminit si një përbërës antikanceroz, mundëson që trupi të përfitojë në maksimum nga ai.

Cilat janë dobitë e tjera të safranit indian?

  • Ka efekt detoks ndaj mëlçisë së zezë
  • Ndihmon në pakësimin e dhimbjes së barkut
  • Parandalon formimin e infeksionit dhe në përmirësimin e tij
  • Ndihmon në lëshimin e gazrave
  • Lehtëson procesin në tretjen
  • Ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Në veçanti kur përdoret në ushqime është mjaft efektiv për rregullimin e nivelit të sheqerit të gjakut pas ushqimit
  • Pakëson formimin e edemës
  • Ndihmon në lehtësimin e fryrjes së barkut
  • Ka efekte pozitive mbi tuberkulozin
  • Ka efekt pakësues mbi kolesterolin
  • Ka studime që tregojnë efektet pozitive mbi Alzheimer dhe depresionin.
  • Ka efekt pengues në formimin e radikaleve të lira që bëhen shkak për zhvillimin e qelizave të kancerit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re