Kancelarja gjermane, Angela Merkel është më e njohur mes nxënësve gjermanë se sa Adolf Hitleri, sipas një anketimi të zhvilluar sot.
Instituti Amsterdam për Studimet Gjermane pyeti rreth 3000 nxënës të moshës 11-19 vjeç të listojnë sa më shumë gjermanë të famshëm që munden.
Kancelarja gjermane ishte përgjigja më e shpeshtë, me Hilterin në vend të dytë.
Në një anketim të ngjashëm të zhvilluar në vitin 2010, Hitleri ishte gjermani më i famshëm.
Për sa i përket librave, ai i Hitlerit, “Mein Kampf” ishte libri gjerman më i njohur, me atë të Bernhard Schlink, “The Reader”, në vend të dytë.
Sipas këtij anketimi 88 për qind e studentëve nuk kishin dëgjuar për asnjë autor tjetër gjerman. /kp/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re