Kryeministri i Kosovës , Ramush Haradinaj, ka marrë një vendim të papritur të premten pasdite.

Ai dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, duke qenë se është ftuar sërish nga Gjykata Speciale.

Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale nga figurat publike.

Reperi Gold AG, i cili njihet për miqësinë e tij të mirë me Ramushin, ka reaguar lidhur me këtë vendim të tij.

Ai ka publikuar në Facebook dhe Instagram këngën e tij “Ska gjyq që më gjykon”, referuar faktit se tash e sa herë Haradinaj ftohet në Hagë, ndonëse disa herë është shpallur i pafajshëm.

I njëjti, para dy vitesh ishte nderuar m mirënjohjen e heroti të kombit “Shkëlzen Haradinaj”, nga familja Haradinaj në Gllogjan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re