“News 24” ka siguruar fotografinë e “të fortit” të Shijakut, Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur me nofkën ‘Rrumi’.

Ky që shihni në foto është pikërisht “Rrumi” i Shijakut, person me precedentë penalë, i cili ndodhet në spital, pasi u plagos në atentatin e 1 nëntorit, teksa udhëtonte në makinë me prokurorin Arjan Ndoji, dhe shoferin e këtij të fundit, Andi Maloku.

Për ngjarjen, policia arrestoi sot 34-vjeçarin Redjan Rraja, edhe ky një preson me precedentë penalë, ndërsa vijon aksionin në disa qytete të vendit për kapjen e autorëve të tjerë të atentatit.

/ BW

https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/11/rrumi-e1572952996266.jpg

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re