Një 7 vjeçar është kthyer në heroin e ditës në lagjen e tij, teksa ka bërë të mundur që të shpëtojë komshien e moshuar. Gruaja 79 vjeçare ishte rrëzuar në banesën e saj, ku jetonte e vetme. Incidenti kishte ndodhur në mbrëmje dhe e moshuara qëndroi në tokë për orë të tëra.

E bija e kishte marrë në celular disa herë, por e ëma nuk i ishte përgjigjur. E shqetësuar, vajza e të moshuarës ishte nisur drejt shtëpisë të së ëmës. Fatkeqësisht ajo s’mund të hapte derën. E moshuara kishte lënë çelësin e saj në derë dhe e bija nuk arrinte dot të hapte derën.

Në atë moment aty pranë ka kaluar 7 vjeçari, i quajtur Xheiden. I tha gruas nëse mund të provonte ai të hiqte çelësin, duke futur dorën tek hapësira që përdoret për të hedhur postën.

Falë faktit se dora e krahu i tij janë të vegjël, 7 vjeçari arrin të heqë çelësin e më tutje vajza e të moshuarës arrin të hapë derën.

Gruaja kishte qëndruar për disa orë në tokë dhe u dërgua më tutje në spital. Pas kontrollit e kurimit, e moshuara u kthye në shtëpi.

Jemi shumë mirënjohës për aktin e Xheidenit, ai është shpëtimtari im i vogël. Mendoj se më shpëtoi jetën, sepse kur je në moshë, nuk besoj se mund të mbijetosh gjatë shtrirë në tokë për orë të tëra. Jam me fat që nuk është dimër”-tha për median e huaj e moshuara.

“Dora më dhembi shumë, por u ndjeva shumë mirë kur pashë sesa u gëzuan (e moshuara me të bijën). U ndjeva pak si Spiderman-i se ai është heroi im i preferuar”-tha 7 vjeçari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re