Vijon të jetë problematike situata me kalimin e punëtorëve shqiptarë në pikën kufitare të Hanit të Hotit për të shkuar në Malin e Zi.

Edhe ditën e sotme ato janë kthyer sërish, pasi e vetmja zgjidhje është bërja e tamponit pranë pikës doganore në Hanin e Hotit. Por për punonjësit kostoja e tamponit 23 euro është e papërballueshme për to, ndërkohë që i bëjnë thirrje qeverisë për zgjidhjen e situatës. Edhe pse me të dy dozat e përfunduara duhet të presin edhe 14 ditë për të kaluar kufirin sipas masave te reja.

“Shteti ynë shqiptar ka të drejtë të na hapi rrugë siç kemi qenë më përpara. Me testin që bëjmë ne me 23 euro neve nuk na vlen asgjë. Nuk i lejon testet në Shkodër thotë vetëm këtu lejohet. Këtu ka dhe të tjerë që duan të lëvizin. Mund të lëviz kudo si në Mal të Zi dhe Serbi. Unë i kam bërë të dyja dozat e vaksinës. I bëj thirrje shtetit shqiptar të na hapi rrugën se duam të lëvizim”– u shpreh njëri nga qytetarët.

“Ky është shteti i Edi Ramës, që na rren, na mashtron me letra fallco, fallco”- u shpreh nëj tjetër qytetar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re