Para 3 ditësh kemi hyrë në muajin e shenjtë të Ramazanit sipas besimit islam dhe në vendin tonë një ditë agjërimi zgjat rreth 17 orë.

17 orë nuk janë pak, por nëse krahasohet me një shtet tjetër, atëherë mund të na duket shumë e lehtë.

Danimarka është vendi në të cilin një ditë agjërimi, nga lindja e në perëndim të diellit, zgjatë 21 orë. Jo vetëm Danimarka, por edhe vendet e tjera të gadishullit skandinav do të agjërojnë rreth 20 orë.

Ndërkohë, myslimanët në Francë, Zvicër, Gjermani, Britani të Madhe e në Rusi, do të agjërojnë rreth 19 orë gjatë këtij ramazani.

Agjërimi më i shkurtër gjatë këtij muaji do t’i prekë myslimanët në Kili dhe Australi – ata do të agjërojnë ndërmjet 10 – 11 orë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re