Një marrëveshje e fundit për heqjen e ndërsjelltë të vizave është nënshkruar ditën e djeshme mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë.

Marrëveshja u nënshkrua në Ambasadën e Bjellorusisë në Moskë, mes ambasadorit bjellorus Vladimir Semashko dhe atij shqiptar në Rusi, Arben Gazioni.

Pasi të hyjë në fuqi, marrëveshja do t’i mundësojë shtetasve shqiptarë dhe bjellorusë të udhëtojnë pa qenë nevoja për vizë në shtetet përkatëse për një periudhë 30 ditore.

Marrëveshja ka për qëllim promovimin e lidhjeve tregtare dhe afariste, turizmin, si dhe për të zgjeruar kontakte kulturore, shoqërore dhe humanitare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re