Kur ndiheni të fryrë, gjëja e fundit që dëshironi të bëni është të hani diçka që ju bën të ndiheni edhe më keq. Megjithëse ngrënia në momente të tilla mund të tingëllojë keq, ka disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë.

Në fakt, ky smoothie i thjeshtë jeshil pregatitet në vetëm pesë minuta dhe ka shije të mrekullueshme. Plus, përmban përbërës që në mënyrë natyrale ndihmojnë në lehtësimin e fryrjes dhe ju bëjnë të ndiheni më mirë.

Fryrja e barkut mund të ketë disa shkaqe, të tilla si kapsllëk, gazra ose një tepricë të baktereve në zorrën e hollë. Fibrat dhe uji janë dy komponentët kryesorë të ushqimit që ndihmojnë në reduktimin e fryrjes.

Ngrënia e fibrave është një pjesë thelbësore e tretjes. Marrja e rekomanduar prej 25 deri në 30 gram fibra në ditë mund të ndihmojë në parandalimin e kapsllëkut dhe uljen e fryrjes. Frutat, perimet, drithërat janë të pasura me fibra.

Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë ujë mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e fryrjes. Pirja e ujit është e rëndësishme, por ngrënia e ushqimeve hidratuese, si shalqiri, tranguj, selino, marule dhe ananasi, mund t’ju ndihmojë të përmbushni qëllimet tuaja të hidratimit gjatë gjithë ditës.

Ky është smoothie numër 1 për ta konsumuar kur jeni të fryrë

Ai përmban zarzavate, ananas dhe kos, tre ushqime që mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të pakëndshme që lidhen me fryrjen e barkut.

Zarzavatet janë shumë të larta në fibra, të cilat ndihmojnë ushqimin të lëvizë nëpër traktin tretës. Dhe si një bonus shtesë, zarzavatet janë të pasura me vitaminën C antioksiduese, e cila luan një rol në shëndetin e imunitetit dhe ndihmon në reduktimin e inflamacionit trupor. Farat Chia janë gjithashtu një burim i mirë i fibrave, kështu që nuk është çudi që vetëm 1 filxhan i këtij smoothie jeshil plotëson 35% të nevojave tuaja ditore për fibra.

Smoothie  e merr ëmbëlsinë nga ananasi. Ky frut tropikal natyral i ëmbël ka një efekt diuretik, i cili e ndihmon trupin tuaj të heqë qafe ujin e tepërt më shpejt. Disa njerëz mendojnë se kjo është qetësuese për stomakun dhe i ndihmon ata të tresin më mirë ushqimin.

Së fundmi, kosi përmban probiotikë. Probiotikët aktivë [në kos] do të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të zorrëve dhe tretjes.

Në vend që të anashkaloni vaktet derisa fryrja të zhduket, thjesht hani vakte dhe ushqime në sasi  më të vogla dhe shmangni ushqimet që e dini se mund të shkaktojnë më shumë fryrje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re