Pleqëria është proces natyror i cili nuk mund të ndërpritet me ndonjë ushqim-dietë specifike, por gjithsesi ka mundësi që me ushqim të rregullt të përjetohet pleqëri më e shëndetshme dhe më e gjatë.

Duke respektuar intensitetin e zvogëluar natyror të proceseve të organizimit gjatë pleqërisë, shkenca e të ushqyerit rekomandon kufizim të shkallëzuar të sasive ditore të ushqimit dhe atë pothuajse sipas një rregulli për të gjithë personat të cilët gjenden në këtë periudhë të jetës. Ushqimi dhe pija për shumë njerëz duhet të përfaqësojë moment të rëndësishëm dhe të këndshëm gjatë ditës.

Percaktimi i një meny-je ideale për moshën e tretë është mjaft e vështirë, për faktin se të moshuarit kanë nevoja të ndryshme në varësi të statusit të tyre shëndetësor. Megjithatë, më poshtë po rendisim nevojat thelbësore dhe problematikat më të përhapura të kësaj popullate në lidhje me ushqimin.

Disa këshilla për moshën e tretë:
• Ushqimi i ekuilibruar (i pasur në fruta perime*, drithra, peshk, pulë, dhe bulmet me yndyrë të reduktuar)

• Ushtrimi i vazhdueshëm i aktivitetit fizik

• Mos pirja e duhanit

• Mos pirja e alkolit ose pirja me masë

• Mbajtja e një peshe të shëndetshme

• Fjetja e rregullt dhe e mjaftueshme

Ushqimet

1.Qumështi dhe produktet e tij janë prodhime me materie të kualitetshme dhe ushqyese, të pasura me proteina, minerale dhe pjesë vitaminash. Minerali i kalciumit, në sasi më të mëdha është përqendruar në qumështin dhe prodhimet e tij. Kalciumi është i rëndësishëm për stabilitetin dhe fortësinë e kockave në pleqëri. Ky grup prodhimesh ka përdorim të rëndësishëm dhe të gjerë në ushqimin e të moshuarve.

2. Përdorimi i zarzavateve të freskëta dhe të ziera, në veçanti është i rëndësishëm si sallata, para ushqim dhe të ngjashme. Rekomandimi kryesor është që personat e moshuar të konsumojnë perime çdo ditë në supë, gjellë të freskëta. Ky lloj prodhimesh ushqimore nuk duhet të ndërrohet me prodhime ushqimore të grupeve të tjera.

Kufizime mund të ketë me këshillë të mjekut. Grupi i frutave dhe përpunimeve të tyre ka rëndësi të madhe për ushqimin e personave të moshuar. Frutat janë të pasura me sheqer frutor, vitamina të tretura në ujë, bioelemente, thartira organike dhe vajra eterike.

Ai është burim i monosakarideve, fruktozë dhe glukozë të cilët të treten lehtë në organizëm. Kryesisht kanë veprim alkalik. Prodhimet e konservuara të frutave gjithashtu rekomandohen për personat më të vjetër, si: lëngjet, kompostot, marmelata, reçeli.

3. Rekomandohet konsumim i bukës prej farës së plotë, bukës së zezë ose gjysmë e zezë; lakror me miell të ngjashëm, oriz. Kombinime të mira janë llojet e ndryshme të bukës me miell gruri, misri, elbi, të cilat gjenden në tregun tonë. Sheqeri dhe përpunimet e tij janë grup në të cilin gjendet sheqeri i zakonshëm, marmelata, mjalti, reçeli.

Ai përdoret si plotësues në kafe, çaj, qumësht. Më shpesh përdoren gjatë mëngjesit kurse rrallë në darkë. Konsumi i sheqerit të zakonshëm duhet të jetë minimal ose të këmbehet me mjaltë, përkatësisht shurup frutor, sheqer natyror.

4. Pijet. Të gjitha pijet e frutave, perimeve, ujërave minerale mund të përdoren pa kufizim. Pijet e gazuara duhet të përdoren në sasi të kufizuara, varësisht nga tradita dhe përdorimi i vetë konsumatorit. Alkooli si lloj pijeje duhet të kufizohet, por jo të ndalohet.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re