Danimarka do të bëhet vendi i parë në Europë që do të ndërpresë pagesën e detyruar të parapagimit për RTV.

Këtë vendim që Qeveria e ka marrë pasi ka pranuar propozimin për shkurtimin e buxheti për 20 për qind për radio – televizionin më të madh shtetëror në vend DR, transmeton kn.

Qeveria e Danimarkës dhe aleatët e saj nga Partia popullore nacionaliste pohojnë se parapagimi është i shtrenjtë.

Parapagimi njëvjeçar për transmetuesin publik në Danimarkë është 416 dollarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re