Kulla Lego më e lartë në botë që mat 36 metra (118 këmbë) është ndërtuar në qytetin bregdetar të Izraelit të Tel Avivit.
Struktura rekord përfshin më shumë se gjysmë milioni të tullave me ngjyra të ndezura të dhuruara nga banorët e qytetit.
Projekti u lançua pak më shumë se një vit më parë nga mësuesit e tetëvjeçarit Omer Sayag i cili vdiq nga kanceri në vitin 2014 dhe që donte të ndërtonte kulla të Lego gjatë sëmundjes së tij.
Kulla është vënë së bashku në seksione përballë ndërtesës së komunës së Tel Avivit në sheshin Rabin.
Sipas Guinness World Records, rekordi i mëparshëm u vendos në vitin 2015 kur filiali italian i Lego ndërtoi një kullë 35.05 metra (115 këmbë) për World Expo të Milanos.
Një zëdhënës i komunës i tha AFP-së se prova që përfshinte fotografi të shtënë nga një avion drolësh tani do t’i dorëzohet Guinness për të verifikuar rekordin e ri. /f/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re