Ndonëse fillimi i muajit Qershor ishte mjaft i freskët dhe me reshje shiu, duket se shumë shpejt temperaturat ndryshuan duke pësuar rritje të ndjeshme.

Sipas meteorologëve ky muaj pritet të jetë mjaft i nxehtë dhe sipas zonave përkatëse temperaturat mesatare mujore do të jenë 3-4°C mbi vlerat tipike të një qershori normal.

Zonat do të ndihet më shumë nxehtësia janë ato lindore si Dibra, Mati, Librazhdi, Pogradeci dhe Korça ku përgjithësisht vera ka qenë më e freskët.

E njëjta situatë do të jetë edhe gjatë muajit korrik sipas parashikimeve, ndërsa në muajin gusht do të kemi temperatura më afër vlerave normale mujore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re