Dy pacientë te prekur nga koronavirusi, të shtruar në spitalin Cotugno në Napoli janë trajtuar me Tocilizumab, një ilaç që zakonisht përdoret në artritin reumatoid.
Sipas
mjekëve, rezultatet e para janë të mira. Në Kinë, Tocilizumab, një ilaç
i zgjedhur në trajmin e sindromës së lëshimit citokimik pas trajmit me
qelizat CAR-T, tashmë po kalon prova klinike në 14 spitale në Wuhan.
Prova e këj ilaçi në Itali u bë falë ndihmës së disa mjekëve kinezë.
Një nga mjekët u shpreh: Tashmë 24 orë pas infuzionit, përmirësimet u
panë veçanërisht në njërin nga dy pacientët, i cili ishte në gjendje më
të rëndë. Mjekët thonë se në Kinë, deri më tani janë kuruar 21 persona
nga ky ilaç. Kujtojmë se numri i vikmave nga koronavirusi në Itali ka
shkuar në 366, ndërsa janë shëruar 622. Të infektuar në gjithë Italinë
janë 6.387.
Previous articleShkurt edhe qartë! Mjeku nga Toronto shpjegon pse pan iku do na de mtoje më shumë se sa sëmundja
