Jeta e Shejh Shuajb Arnautit ka lënë mbrapa vetes një pasuri të madhe si në aspektin akademik por edhe në aspekte të moraleve të mëdha të mirësjelljes. Profesoresha Besa Ismaili përmes llogarisë së saj në Twitter ka shpërndarë disa perla nga jeta e Shejh Shuajb Arnautit që janë plotë mësime dhe këshilla të mëdha
Këto janë cicërimet mbi jetën, fjalët dhe veprimtarinë e Shuajb Arnautit, Allahu e mëshiroftë:

“Ai!Ai gjithmonë fliste për të vdekurit sikur ishin të gjallë,dhe fliste për të gjallët sikur të ishin të vdekur! #ShuajbArnauti
Ai!Ai kur ligjëronte për drejtësinë e Zotit,fliste për të drejtat ekonomike të grave dhe bonjakëve. #ShuajbArnauti
Ai!Ai kur ligjeronte e shkruante ishte shëndosh,kur ndalonte sëmurej! #ShuajbArnauti
Ai!Ai njëherë me Abdulkadrin kishin n’ilegale në një fshat t’braktisur.”Ushqeheshim me mjaltë&ujë dhe studionim.U knaqëm!”.  #ShuajbArnauti
Ai!Ai,kur u pyet cila është kënaqësia jote e jetës,tha:”Librat e mia dhe kur shërbeja apo ndihmoja njerëzit”. #ShuajbArnauti
Ai!Ai kur pyetej për shqiptarët thoshte: “Kur u them njerëzve që jam shqiptar,gjaku nëpër vena më lëvizë më ndryshe!”. #ShuajbArnauti
Ai!Ai,për t’atin Muharremin mbi 100vjeç,9 vite n’shtrat,thoshte.”Kam shpresë te Zoti se uratat e tij do t’më çojnë n’xhenet” #ShuajbArnauti
Ai!Ai e zotëronte kulinarinë!U ziente mjeshtrisht atyre që i donte,punetorëve dhe studentëve të vet,ushqimet që i hante vet! #ShuajbArnauti
Ai!Ai thoshte:”Shif!Pa këtë dinë,kjo dunja s’do t’vlente 5 kurush!” #ShuajbArnauti
Ai!Ai fliste shumëfish më tepër për mëshirën sesa për ndëshkimin e Zotit.”Kam uzdajë që Rabbi-l-Alemini ka me na bâ rahmet!” #ShuajbArnauti
Ai!Ai kur u pyet:”Çdo bëhet me tërë ato libra?”
Tha:”Librat?Librave s’ju bartet dert,jo!Librat gjejne sahibin(shokun)e vet!” #ShuajbArnauti
Ai!Ai e donte Mulla Jakupin e Sllupçanit!
“Ai është gojaç!Është dintar,trim,vatanxhi i madh!Kështu duhet me kén shqiptari!” #ShuajbArnauti
Ai!Ai thoshte”Mos i níjë llafet e hallkut,do vdesin hallku bashkë me fjalët e tyre!Ne jemi ketu per me ní fjalët e Zotit” #ShuajbArnauti
Ai!Ai thoshte:”Kjo fe e lypë një punë:ME QËNDRUE N’TË!” #ShuajbArnauti
Ai!Ai ishte fëmijë emigrantësh nga Shkodra,lindi n’Damask,por emigroi në Aman,fëmijët e tij emigruan ne Spanjë,Zelandë etj. #ShuajbArnauti
Ai!Ai për dunjanë&muslimanët thoshte:”Dunjaja është e zortë!Rehati n’të s’ka lanë Zoti!Por muslimani s’bën me u ndalë!” #ShuajbArnauti
Ai!Ai thoshte:”Punët e dinit nuk lihen peng për një pagë!Unë kurrë s’kam hangër bukën nga vakëfi apo hyqmeti”. #ShuajbArnauti
Ai!Ai thoshte:”Nëse dikush prej nesh ka gabuar,gabimet ia marrim për gabime,por edhe nëse ka të mira,ia marrim për të mira!” #ShuajbArnauti
Ai!Ai kur hidhërohej nuk debatonte.Heshtte,falej e lexonte.Pastaj kthehej siç ishte, sikur asgjë mos të kishte ndodhur! #ShuajbArnauti
Ai!Ai shkurt fliste për popuj:”Turqit janë me edeb,filistinitë trima…por Shqyptari me kén si e do Zoti s’ka me të n’dynja” #ShuajbArnauti”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re