Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka deklaruar se do të tërhiqet nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët, pasi sipas tij, opozita e ka të pamundur që të nxjerrë në dritë fakte, sa kohë që mazhoranca merr vendimet në konflikt interesi.

Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku ka replikuar me Spahon të cilit i ka kërkuar që të qëndrojë pasi ka besim që Komisioni do të dalë në konkluzione të rëndësishme.

Debati:
Jorida Tabaku: “Ne nuk kemi bërë kompromise me askënd dhe ajo që po bëjmë është që të hedhim dritë në lidhje me këtë çështje, kam qenë unë ajo që kam këmbëngulur që ju të jeni pjesë e këtij komisioni, do të doja që ju të ishit. Unë e kam për herë të parë dhe ju keni drejtuar komisone më herët, me vjën keq që tërhiqeni”

Edmond Spaho: “Nuk i vura në diskutim përpjekjet e Opozitës për të hedhur dritë mbi këtë aferë, tuajat apo të kolegëve. Kur kam pranuar të marr pjesë në kërt komision, kam besuar. Nga praktika e komisioneve të mëparshme parlamentare, shoh që ky komision do të ketë të njëjtin fat si të tjerët. Maxhoranca, pavarësisht se ndodhet në konflikt interesi, do të vijojnë të sabotojnë sikur ndodhi dje. Gazetari duhej pyetur sot sërish dhe duhet të kishte mbaruar pjesa e interpretimit të ligjit. Nuk kam gjë me ju uroj të vazhdoni. Mënyra si u soll stafi i kuvendit është bërë bashkë me mashorancën, unë nuk bëhem dot pjesë e këtij bashkimi mes mazhorancës dhe komisionit unë skam por tu bërë”

Tabaku: Nuk e lë këtë komision hetimor të dështojë
Spaho: Unë skam gjë me ju. Uroj që ju të keni
Tabaku: Nuk na intereson sa raporte do të dalin…

(Momenti kur Spaho largohet nga Komisioni)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re